Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/06/2024
Eshtrat që datojnë rreth 100 milionë vjet më parë, të gjetura në Australinë verilindore janë identifikuar si një specie e re e pterosaurëve, sipas një studimi të sapo publikuar.
Eshtrat, të zbuluara në vitin 2021 në Queenslandin perëndimor nga kuratori i muzeut ”Kronosaurus Korner”, Kevin Petersen, i përkasin një gjinie dhe specie të re të pterosaurëve anhanguerian, haliskia peterseni, sipas një studimi të botuar në revistën ”Scientific Reports/Springer Nature”.
Epiteti i gjinisë Haliskia, që rrjedh nga greqishtja e lashtë, përshkruan një krijesë fluturuese që hedh një hije mbi det, ndërsa epiteti i specieve nderon Petersen.
“Me një hapje krahësh rreth 4,6 metra, haliskia do të kishte qenë një grabitqar i frikshëm rreth 100 milionë vjet më parë, kur pjesa më e madhe e Queenslandit perëndimor ishte nën ujë, e mbuluar nga një det i madh në brendësi”, theksoi udhëheqësja e ekipit hulumtues, Adele Pentland.
Pentland tha se rreth 22% e ekzemplarëve të Kretakut të Vonë të Hershëm ishin gjetur duke e bërë atë pterosaurin më të plotë të zbuluar deri më sot në Australi./ora/KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)