Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, do të marrin pjesë sot në ditën e dytë të samitit të Ballkanit të Hapur.
Varhelyi ka njoftuar se do të shkojë në Ohër për të marrë pjesë, ndërsa Escobar do t’i bashkohet samitit virtualisht.
Escobar nuk është i vetmi zyrtar amerikan që po merr pjesë në këtë nismë. Në ditën e parë të këtij samiti shkoi edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Shkuarjen e tij në Ohër e bëri të ditur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili në fotografitë e publikuara është parë nën shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të ambasadorit Hill.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se edhe Mali i Zi iu bashkua zyrtarisht kësaj nisme, por këtë e ka mohuar sot Abazoviq.
“Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviq përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social, Telegram.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)