play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Escobar nesër në Kosovë, mbledh në takim krerët e partive opozitare

today18/10/2022

Background
share close

Emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Esobar gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Escobar do të ketë takim me krerët e partive opozitare, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net nga burime përbrenda partive opozitare.

Takimi pritet të mbahet nesër në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Escobar kishte mbledhur në një darkë pune krerët e partive opozitare edhe gjatë muajit gusht.

Kjo në prag të afatit përfundimtar prej 30 ditësh, i zbatimit të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e idenfitikimit, të cilën kërkesë për shtyrje e pati dhënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas acarimit të gjendjes në veri të vendit.

Rreth çështjes së dialogut gjatë javës së kaluar në Kosovë qëndroi edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak i cili pati takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, ka kohë që e përsërit se aktualisht ekziston një kalendar politik unik para zgjedhjeve të SHBA dhe BE, që duhej shfrytëzuar për arritjen e një marrëveshje.

Këtë ndërmjetësi evropian e tha edhe të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe takimit që kishte me kryeministrin Kurti.

“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane më 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, tha Lajçak, të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Po gjatë javës së kaluar, edhe kryeministri Kurti tha se “Kosova i ka më pa se dy vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë”.

“Nuk kemi shumë kohë e madje s’jam i sigurt që i kemi edhe dy vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në “Conflict Zone” në Deutsche Welle gjatë javës së kaluar. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%