play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Erdogan mund të shfrytëzojë veton kundër hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO

today13/05/2022

Background
share close

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se nuk është në favor të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke theksuar se Turqia mund të përdorë veton si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi një opinion pozitiv”, deklaroi ai.

Udhëheqësi turk arsyetoi kundërshtimin duke cituar mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë, të cilat shteti turk i konsideron terroristë, raporton reuters.

Megjithatë, ai nuk tha drejtpërdrejt se do të bllokonte përpjekjet për anëtarësim të dyja vendeve nordike, por NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se secili nga 30 vendet anëtare mund të vendos veto në momentin që votohet për anëtarësim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia, nëse aplikojnë zyrtarisht për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe të sigurisë në botë, do të priten krahë hapur.

Procedura e pranimit mund të përfundojë brenda “disa javësh”, thanë disa zyrtarë të NATO-s, megjithëse vendeve anëtare mund t’u duhen rreth gjashtë muaj për të ratifikuar protokollin e pranimit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%