Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Manuel Sarrazin, i dërguar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Sarzzin ka njoftuar se fillimisht e ka vizituar Manastirin e Deçanit.
“Ndihem shkëlqyeshëm pasi e vizitova Manastirin e Deçanit dje, bisedova me At Sava-n. Trashëgimi kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike. Mezi pres që të kthehem përsëri në këtë vend”, ka shkruar Sarrazin në rrjetin e tij social në Twitter.
Emisari gjerman ditë më parë qëndroi për vizitë në Srerbi ku u takua me krerët e shtetit.
Nuk dihet agjenda e tij gjatë qëndrimit në Kosovë. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)