play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Elon Musk thotë se po teston Starlinkun në aeroplanin e tij privat

today24/05/2022

Background
share close

Elon Musk tha të hënën se po testonte internetin satelitor Starlink të SpaceX në avionin e tij privat.

“Po testoj Starlinkun në aeroplan. Nevojitet pak lustrim, por po funksionon mjaft mirë”, shkroi Musk në Twitter. Ai gjithashtu ka shkruar në Twitter se po punon duke udhëtuar me avion.

Starlink, një degë e SpaceX, ka filluar të lansojë shërbimin e saj të internetit satelitor në avionë, transmeton Telegrafi.

Kompania nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me një linjë ajrore të madhe në prill, kështu pasagjerët e Hawaiian Airlines do të kenë WiFi falas gjatë fluturimit.

Shërbimi rajonal i avionëve gjysmë privat JSX tha se kishte nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me Starlink për flotën e saj.

Starlink, që ka më shumë se 2,300 satelitë që gjenden në orbitën e ulët të Tokës, është i disponueshëm në 32 vende në mbarë botën, pati thënë SpaceX në mesin e majit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%