Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompanti të re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur xAI.
Musk synon të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, duke ndërtuar një alternativë ndaj ChatGPT, dhe ai ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga këto kompani për të udhëhequr projektin.
Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të IA=së dhe nevojën për rregullim në këtë sektor.
Musk përshkroi planin e tij duke thënë se synon të krijojë një mekanizëm të inteligjencës artificiale më të sigurt.
“Njoftoj për themelimin e xAI për të kuptuar realitetin,” shkroi Musk të mërkurën në Twitter.
Sipas tij, xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme shumë kureshtare që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Musk beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe siguron një perspektivë pro-njerëzimit.
Microsoft është një investitor në OpenAI.
Ekipi në xAI përfshin Igor Babuschkin, një ish-inxhinier në DeepMind të Google; Tony Wu, i cili punonte në Google; Christian Szegedy, i cili ishte gjithashtu një shkencëtar kërkimor në Google; dhe Greg Yang, i cili më parë ishte në Microsoft.
Musk në mars regjistroi një firmë të quajtur X.AI Corp. Firma liston Musk si drejtor të vetëm dhe Jared Birchall, drejtori menaxhues i zyrës së familjes së Musk, si sekretar.
Dan Hendrycks, i cili do të këshillojë ekipin e xAI, aktualisht është drejtor i Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale dhe puna e tij sillet rreth rreziqeve të AI.
Edhe pse Musk regjistroi një kompani të quajtur X.AI Corp në mars, të ndarë nga X Corp, ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Twitter, Tesla dhe kompani të tjera, sipas faqes së internetit xAI.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)