Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shefi i Twitter, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje.
“Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
Musk po i përgjigjej planit të Microsoft për ta larguar Twitter-in nga platforma e tij e reklamave të korporatave.
Ai nuk dha detaje apo prova të tjera për të mbështetur pretendimin.
Microsoft nuk pranoi të përgjigjej për BBC të enjten.
Më herët, kompania tha në një njoftim se platforma e saj e reklamave “nuk do të mbështesë më Twitter” nga e marta më 25 prill. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)