Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për ata që flirtin e shohin një lojë zbavitëse, nuk ka të bëjë gjithmonë me reagimin, por çfarë përfitojnë prej tij. Edhe nëse shijet nuk janë reciproke, ndihen seksi
Ai flirton për hir të flirtimit. Edhe, zbavitet.
Dhe pikërisht kur mendoni se ai është i sigurt se do të shkojë në shtëpi me dikë me të cilin ka folur gjithë natën – nuk shkon. Ai as që e pëlqen atë…
Mesa duket, kjo mënyrë flirtimi, gjatë gjithë kohës, ka shumë mbështetës.
Edhe pse je në një lidhje, nuk do të thotë se nuk ke simpati. Por ndoshta do të përmbaheni, por do mikes suaj do t’i thoni se i dashuri i saj është me fat. Prandaj, s’keni pse të shqetësoheni, sepse që të dy, jeni të zënë…
Për disa, flirtimi nuk është një qëllim, por një udhëtim.
Flirtimi është argëtues sepse ju bën të ndiheni të dëshirueshëm dhe ju ndihmon të qëndroni në kontakt me veten tuaj.
Ti e njeh atë shokun që për aq kohë sa e njeh, të bën të skuqesh dhe të belbëzosh sa herë që e sheh dhe gjithmonë disi largohesh prej tij, duke menduar se është i dashuruar me ty. Ai është djali që ju prek krahun ndërsa flisni, e thotë emrin tuaj ëmbël dhe është gjithmonë jashtëzakonisht entuziast.
Ka meshkuj që e kanë më të lehtë të flirtojnë me ato që thjesht nuk i pëlqen, sepse kur e pëlqejnë vërtet dikë, ndrojtja e tyre e lindur i pushton.
Shumë burra të martuar gjithashtu flirtojnë sepse është argëtuese për ta dhe mendojnë se gratë ndihen mirë kur janë të dëshiruara.
Ata që e konsiderojnë flirtin si një lojë argëtuese, mendojnë se nuk duhet të ndalojnë vetëm sepse dikush tjetër mund t’i keqkuptojë. Nuk ka të bëjë gjithmonë me reagimin, ka të bëjë me atë që joshësi do të marrë prej tij. Edhe nëse tjetri nuk ia kthen flirtin, joshësi mund të ndihet seksi, transmeton Telegrafi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)