play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Ekspertët zbërthejnë dilemën: A duhet pirë kafja me një gotë ujë?

today02/11/2023

Background
share close

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një filxhan kafe. Por, pyetja e rëndësishme është nëse kafeja e mëngjesit duhet pirë me një gotë ujë, pasi kafeja zakonisht shërbehet në kafene.

Përveç faktit që shpesh na pëlqen ta shijojmë kafenë me ujë, kjo ka edhe një arsye shëndetësore.

“Kafeina është në vetvete një diuretik, që do të thotë se ju bën të urinoni, ndërsa sasia e ujit në një gotë, për shembull, mund ta kompensojë këtë humbje të lëngjeve, do të thosha se ia vlen të pini një gotë ujë në të njëjtën kohë me kafenë”, ka shpjeguar Dr. Philippa Kay, citon Metro.

“Gjëja më e rëndësishme është të pini ujë të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar të gjitha lëngjet e humbura përmes urinës, djersës dhe tretjes. Nëse pini ujë, keni më pak gjasa të dehidroheni, madje dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në performancën tuaj fizike dhe mendore. Ndihuni më vigjilent, kjo do ta përmirësojë tretjen dhe do ta parandalojë kapsllëkun. Gjithashtu ndihmon metabolizmin tuaj”, thotë tutje doktoresha.

Dr. Philippa thotë se derisa pirja e ujit në mëngjes është më e shëndetshme se sa të pini një pije me kafeinë, është pak mit që doemos duhet të pini ujë në fillim të ditës.

“Disa njerëz, për shembull, mund ta kenë më mirë të pinë një gotë qumësht, sepse ka proteina dhe yndyra në të, dhe ndoshta ata nuk mund të hanë ushqim në mëngjes”.

“Uji nuk është lëngu i vetëm që mund të keni, ndërsa kafeina nuk është e tmerrshme. Gjëja kryesore është të pini një pije”, ka sqaruar ekspertja. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *