play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

695 Results / Page 42 of 78

Background

Aktualitet

BE-ja ia shton 5,25 milionë euro buxhetit të Kosovës

Komisioni Evropian i ka transferuar buxhetit të Kosovës edhe 5,25 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe grupet e cenueshme në zbutjen e ndikimit të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, transferi sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, […]

today29/09/2022

Aktualitet

Guvernatori i Bankës Qëndrore: Kosova këtë vit ka shënuar rritje ekonomike 3.7 për qind

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se në vitin 2022, rritja ekonomike në Kosovë është 3.7 për qind Mehmeti tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë, dhe se BQK nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është importuar, ndërsa remitencat kanë qenë 1.5 miliardë. […]

today28/09/2022

Ekonomi

Dështon projekti për nënstacionin e Vallaqit, KOSTT-i nuk ka qasje fizike në veri të Kosovës

Edhe më tej sistemi energjetik në veri të Kosovës vazhdon të mos kontrollohet nga ana e institucioneve të Kosovës. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) nuk po arrin të investojë në linjën energjetike në nënstacionin në Vallaq të pjesës veriore në Mitrovicë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi ka thënë se kjo kompani për arsye të pamundësisë së qasjes fizike, nuk […]

today27/09/2022

Aktualitet

Kurti tregon numrin e fëmijëve dhe grave lehona përfitues të shtesave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënës e na shtatori 2021 e deri më tani, kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës së Kosovës. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënës e këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluam skemën e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona. “Nga shtatori 2021 e […]

today27/09/2022

Aktualitet

Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e Qeverisë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar disa sektorë nëpër të cilët, sipas tij, po ka vështirësi në Kosovë. Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka përmendur pesë krizat që Qeveria aktuale është duke kaluar. “Krizë në arsim, krizë në shëndetësi, krizë në politikën e jashtme, krizë në ekonomi e dialogu në udhë pa krye. Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri te […]

today27/09/2022

Aktualitet

Çmimi i naftës mbetet i njëjtë me dje, bie ai i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim. Çmimi për dizel është 1.60, benzina 1.33 dhe gasi 0.75. Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, ndërsa ai i benzinës ka rënë për një cent. Këto çmime […]

today27/09/2022

Ekonomi

Kërkohet themelimi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Është mbajtur tryeza me temën “Ripërtëritja e Turizmit” e organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit, ku u kërkua që edhe Kosova të ketë Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva tha se qëllimi i kësaj dite është të sensibilizohet çështja e turizmit. “Kur i shikojmë vlerat, e shohim se nuk kemi zhvillim ende të mirfilltë në Kosovë… […]

today23/09/2022

Aktualitet

Si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

Me qëllim të përballimit të krizës energjetike më të cilën po përballet vendi ynë, e veçanërisht me atë të rritjes së çmimeve të produkteve bazike, Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 milionë euro në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin. Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati gjatë prezantimit të Pakos kanë thënë se do të ketë subvencionim të faturave të energjisë elektrike, për ata […]

today23/09/2022

Aktualitet

Çmimet e derivateve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të premten. Sipas njoftimit, gazi është liruar për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur njëjtë me një ditë më parë. Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.57 euro për litër, i benzinës 1.34 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz […]

today23/09/2022