play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

695 Results / Page 41 of 78

Background

Aktualitet

​Tahiri: Ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për mos ekzekutimin e pagave

Kuvendi i Kosovës do te mbajë seancën e radhës të premten me 7 tetor. Në rend të ditës do të jetë interpelanca ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për presionin, siç tha ndaj nivelit lokal dhe mos ekzekutimin e pagave ndaj punëtorëve të administratës dhe grevistëve.

today03/10/2022

Aktualitet

Ekonomistët shuajnë shpresat: Nuk pritet lirimi i asnjë produkti që është shtrenjtuar

U miratua në fundjavë në Qeveri, por Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet e shportës bazë nuk pritet që të fillojë së zbatuari para muajit dhjetor. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ky projektligj është i vonuar dhe nuk pritet të ketë efekt në uljen e çmimeve. Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, thotë se Projektligji do të duhej të miratohej nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkalla e […]

today03/10/2022

Aktualitet

​PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati, nëse nuk ekzekuton pagat

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen. Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës. Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, […]

today03/10/2022

Ekonomi

Fejzullahu i ZRrE-së: Ka pasur kompani të energjisë që kanë operuar pa licencë gjatë krizës energjetike

Kryesues i bordit të Zyrës së Rregulltarit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se në periudhën e krizës energjetike në Kosovë, ka pasur tregtarë të energjisë elektrike që kanë operuar pa licencë, porse sipas tij, nuk dihet numri i saktë të tyre. Para komisionit hetimor për krizën energjetike të premten, Fejzullahu, tha se prej vitit 2020 kur Kosova ka dalë në bllok rregullues me Shqipërinë, gjithë tregtarët që kanë […]

today30/09/2022

Aktualitet

Matje nga ndërtuesit: Kërkesa e Artane Rizvanollit për izolim të shtëpive, kushton rreth 6 mijë euro

Një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katror mund të kushtojë rreth 6 mijë euro për t’u izoluar me fasadë. Kështu tha Faton Hoxha, nga shoqata e ndërtuesve. “Një shtëpi rreth 200 metra katror e cila mund t’i plotësojë kërkesat e një familje pesë apo gjashtë anëtarëshe. Ajo shtëpi mund t’i ketë 200 apo 250 metra fasadë ajo do të kushtojë diku 5 mijë apo 6 mijë euro për t’u izoluar” […]

today30/09/2022

Aktualitet

Thellohet kriza me çmime, një metër dru në Kosovë po shitet deri në 100 euro

Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro. Qytetarët pavarësisht çmimit të ngritur janë të detyruar të blejnë dru, pasi që sipas tyre me paralajmërimet për mungesë të rrymës, opsion i vetëm është ngrohja me dru. Gani Fejza, i cili kishte dalë për të blerë dru tha që çmimi i druve për metër kub është i papërballueshëm duke shtuar se vitin e kaluar […]

today30/09/2022

Aktualitet

Ngrohja në Kosovë me thëngjill – ndotësin më të madh të ajrit

Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike, droja nga reduktimet e shpeshta të energjisë dhe çmimi i lartë i druve, e kanë shtyrë Afrimin (identiteti i vërtetë i njohur për redaksinë) nga Prishtina, që të blejë nga shitës jolegalë thëngjill për ngrohje gjatë dimrit. Ai tha se në muajin gusht i ka blerë pesë metra kub dru për ngrohje, por ato janë të pamjaftueshme për t’i […]

today29/09/2022

Aktualitet

Kurti: Çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit e arsimtarët

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve. Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij. raporton Gazeta Express. “Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen […]

today29/09/2022

Aktualitet

Nuk lëviz çmimi i derivateve, publikohet tabela për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim. Çmimi për dizel është 1.60, benzina 1.33 dhe gasi 0.76. Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, po ashtu edhe ai i benzinës. Këto çmime janë valide deri […]

today29/09/2022