Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/10/2023
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë më pak gjasa të zhvillojnë ankth ose depresion në krahasim me ata që pinë më pak ose më shumë nga kjo pije popullore.
Studimet e mëparshme tashmë kanë vënë në dukje përfitimet e ndryshme shëndetësore të konsumimit të moderuar të kafesë, duke përfshirë një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kronike të mëlçisë, goditjes në tru dhe kancerit – shkruan WebMD.
Shkencëtarët donin të hetonin lidhjen e mundshme midis pirjes së kafesë dhe gjendjeve të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi, duke qenë se këto gjendje janë shumë të zakonshme në mesin e popullatës.
Gjatë hulumtimit, u analizuan të dhënat e 146.566 njerëzve nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me shëndetin e tyre mendor dhe shprehitë e pirjes së kafesë.
Rezultatet treguan se njerëzit që pinin më pak se dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik të reduktuar të depresionit dhe ankthit. Megjithatë, rreziku ishte më i ulët te njerëzit që pinin saktësisht dy deri në tre filxhanë në ditë.
Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i kafesë nuk rekomandohet. Çdo filxhan kafe shtesë mbi tre filxhanë, rrit rrezikun e zhvillimit të të dy çrregullimeve të përmendura mendore.
Përfundimi i hulumtimit mbështet rekomandimin se konsumimi i moderuar i kafesë mund të jetë i dobishëm si pjesë e një stili jetese të shëndetshme për parandalimin dhe menaxhimin e depresionit dhe ankthit në popullatën e përgjithshme. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)