Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/06/2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur sërish për Kosovën dhe mospjesëmarrjen e saj në nismën “Ballkani i Hapur”, nga gazetarët shqiptarë në një konferencë për media në Ohër.
Rama tha se i ka thënë të gjitha për këtë çështje dhe se përgjigjja e tij kësaj radhe ishte se e “respekton vendimin e Kosovës”.
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet. Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe nuk dua të them asgjë më shumë, sepse çfarë kam pasë për t’i thënë, i kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh. E respektoj”, tha Rama.
Ndërkaq, për deklaratat mbështetëse të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, Rama tha se nëse thuhet se “Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë, është njësoj si të thuash se BE-ja është Jugosllavia e re”. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)