play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Drithërat që janë të dobishme kundër sëmundjeve të zemrës

today22/09/2023

Background
share close

Drithërat e papërpunuara po shihen si një element ushqimor shumë i mirë kundër sëmundjeve të zemrës.

Kjo qëndron për drithërat që janë pa sheqerna të shtuara dhe pa ngjyrues.

Drithërat e “thata” që mund të përgatiten në shtëpi duke i zier me pak qumësht apo ujë ndihmojnë për një tretje më të mirë.

Ato mund të përgatiten me pak kanellë, fara sipas dëshirës, arrore e fruta.

Eating Well ka raportuar për rëndësinë e substancave me të cilat janë të pasura drithërat e papërpunuara.

Një nga drithërat që quhet “sorghumi” po konsiderohet si shumë e shëndetshme. Kjo është shumë e pasur me fitokimikale dhe ka shumë fibra. Këto elemente e pasurojnë florën e zorrëve në mënyrë që të ketë tretje sa më të mirë në organizëm. Sorghumi gjithashtu zvogëlon kolesterolin dhe minimizon rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Si kjo e fundit edhe drithërat tjera të thata janë të pasura me vitamina e të mira për organizmin.

Janë shumë të pasura me beta-glukan dhe anti-inflamator. Disa kombinime të bimëve që janë shumë të shëndetshme gjenden vetëm në drithëra dhe quhen ‘avenanthramide’. Për to në vitin 2020 është bërë një studim dhe është konstatuar se përmirëson yndyrat në gjak duke përfshirë llojin e tyre të triglicerideve dhe kolesterolin. “Avenanthramidet” janë testuar në kafshë dhe kanë treguar rezultate të mira në reduktimin e inflamacionit.

“Drithërat e plota apo të thata janë pjesë themelore e një diete të shëndetshme për zemrën, sepse përmbajnë të gjitha pjesët e grurit si krundet, mikrobet e mira dhe endospermën, duke i bërë ato një fuqi ushqyese të mbushur me antioksidantë, fibra dhe lëndë të tjera ushqyese kyçe”, ka thënë dietologjia Lauren Manaker

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%