Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drew Barrymore po solidarizohet me anëtarët grevistë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës duke dhënë dorëheqjen si drejtuese e “MTV Movie & TV Awards” që është planifikuar të transmetohet të dielën (7 maj).
“Unë i kam dëgjuar shkrimtarët dhe për t’i respektuar ata me të vërtetë, do të largohem nga organizimi i drejtpërdrejtë i “MTV Movie & TV Awards”” në solidaritet me grevën”, tha Barrymore të enjten në një deklaratë të ndarë me CNN.
“Gjithçka që ne festojmë dhe nderojmë për filmat dhe televizionin lind nga krijimi i tyre. Dhe derisa të arrihet një zgjidhje, unë jam duke zgjedhur të pres, por do të shikoj nga shtëpia dhe shpresoj se do të bashkoheni me mua”, vazhdoi deklarata e saj.
Barrymore shtoi se ajo “mezi pret të jetë pjesë vitin tjetër, kur unë mund të festoj me të vërtetë gjithçka që ka krijuar MTV, i cili është një shfaqje që i lejon fansat të zgjedhin se kujt i shkojnë çmimet dhe është me të vërtetë gjithëpërfshirëse”.
Bruce Gillmer, producent ekzekutiv i “MTV Movie & TV Awards”, tha të enjten në një deklaratë për Variety se Barrymore ka “mbështetjen e plotë” të producentëve të shfaqjes ndërsa ajo largohet si prezantuese e këtij viti dhe shtoi se shfaqja tani ka mbetur pa nikoqir”.
Një burim i afërt me “MTV Movie & TV Awards” konfirmoi se Barrymore do të kthehet për të drejtuar edicionin e 2024 të shfaqjes. Ata gjithashtu konfirmuan se spektakli i këtij viti nuk do të ketë më linjë shtypi apo tapet të kuq.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është ngjarja më e fundit televizive që preket nga greva. Në fillim të kësaj jave, CNN raportoi se shfaqjet e natës së vonë dhe “Saturday Night Light” po shfaqin emisione të mëparshme pasi shkrimtarët e tyre bashkohen me grevën, sipas burimeve të prodhimit.
Një grevë filloi të martën pasi Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës dhe studiot kryesore të Hollywoodit të përfaqësuara nga Aleanca e Prodhuesve të Televizionit të Filmit nuk arritën një marrëveshje për kushtet e një kontrate të re.
Anëtarët e esnafit kanë protestuar jashtë studiove duke mos dhënë shenja të ndaljes së grevës.
“MTV Movie & TV Awards” është ende e planifikuar të transmetohet drejtpërdrejt në MTV të dielën. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)