play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Draft rregullat e BE-së për inteligjencën artificiale mund të dëmtojnë Evropën

today30/06/2023

Background
share close

Ligji i propozuar nga BE mbi inteligjencën artificiale mund të rrezikonte konkurrencën dhe sovranitetin e teknogjisë në Evropë, kjo sipas një letre të hapur të nënshkruar nga mbi 160 udhëheqës të kompanive nga Renault e deri tek Meta.

Ligjvënësit e BE-së u morën vesh për të vendosur disa draft rregulla këtë vit, ku sisteme sikurse ChatGPT do të duhej të zbulonin përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, të ndihmojnë në dallimin e të imazheve “deep-fake” nga ato reale dhe të sigurojnë mbrojtje kundër përmbajtjes së paligjshme.

Që kur ChatGPT u bë i popullarizuar, janë dërguar disa letra të hapura që bëjnë thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale dhe duke rritur “rrezikun e zhdukjes nga inteligjenca artificiale”, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Lista e nënshkruesve të letrave të mëparshme përfshijnë Elon Musk, Sam Altman dhe Geoffrey Hinton e Yoshua Bangio – dy nga tre të ashtuquajturit “kumbarët e inteligjencës artificiale”.

I treti, Yann LeCun, i cili punon në Meta, të premten nënshkroi një letër e cila sfidon rregullat e BE-së. Nënshkrimet e tjera vijnë nga një numër i kompanive të ndryshme sikurse edhe gjiganti spanjoll i telekomit, Cellnex, kompaninë franceze të softuerit Mirakl dhe bankën gjermane të investimeve Berenberg.

Letra paralajmëronte se sipas rregullave të propozuara të BE-së, teknologjitë si inteligjenca artificiale gjeneruese do të kishin rregullime të shumta dhe kompanitë që zhvillonin sisteme të tilla do të përballeshin me kosto të larta të pajtueshmërisë dhe rreziqe joproporcionale të përgjegjësisë.

Një rregullim i tillë mund të çojë që kompanitë shumë inovative të lëvizin aktivitetet e tyre jashtë vendit dhe investitorët të tërheqin kapitalin e tyre nga zhvillimi i inteligjencës artificiale evropiane në përgjithësi, tha ai.

Altman nga OpenAI, i cili në muajin maj kishte kërcënuar që do ta tërheqë ChatGPT-në nga Evropa nëse përmbushja e ligjeve në ardhje të inteligjencës artificiale do të bëhej e vështirë, por që më vonë ai ndryshoi pozicion dhe deklaroi se kompania nuk ka asnjë plan që të largohet nga kontinenti i vjetër. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%