play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Doli numri i parë i revistës “Jeta e re” i këtij viti

today21/04/2022

Background
share close

Posa ka dalë në qarkullim numri i parë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”

Revista hapet me rubrikën Dëshmi, në të cilën autorja agjentinase Silvina Okampo vjen me shkrimin “Shëmbëlltyra e Borges-it”. Ndërkaq, si shenjë kujtimi e nderimi për shkrimtarin e mirënjohur Luan Starova që vdiq sivjet, te rubrika e prozës botohen pjesë të përzgjedhura nga romanet e tij “Librat e babait” dhe “Koha e dhive”, për të vazhduar me tregimet “Kopshtari” të Eqrem Bashës, “Pak para se të binte errësira” dhe “ Një letër pa paralajmërim” të Ndue Ukaj, “Në kthetrat e krimit” të Andres Caicedo-s, “Ikanaku” të Cessare Pavese, “Pata ime e parë” të Issac Babel-it dhe “Selvia” të Krono Llokotar-it.

Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish janë prezantuar Muhamed Kërveshi, Bardhyl Londo, Jonuz Fetahaj, Ermira Vrella, Juan Ramon Jimenez, Cesar Vallejo, Alberto Bertoni dhe Durs Grunbein.

Ndërkaq, te kritika janë paraqitur tekste të autorëve të njohur, si “Origjina dhe interpretimi figural” (vazhdimi i tretë dhe i fundit) i Erich Aurebach-ut, “Zëri dhe koha” i John Brenkman-it, “Sarkazma dhe kremtimi” i Michel Tourner-it, “Zhanret mbretërore” i Irineusz Opacki-t, “Fëmija sarkastik” i Durs Grunbein-it, “Shpirti shqiptar në petkun e tjetrit” i Fatmir Sulejmanit, “Poetika e ninullave” i Arsim Canolli dhe “Desindentizmi kompozicional konician në tregime dhe ese” i Alba Gegës.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Alket Çani, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Feride Papleka, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir M Breca, Qerim R. Ondozi dhe Valon Veliqi.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%