play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Djegia e veturës së zyrtarit të auditimit në QKUK, Kurti fajëson dy kompani që merren me sigurinë aty

today10/10/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUk), ku ka thënë se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg.

Kjo pasi Kurti tregoi që Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK i ishte djegur vetura, dy herë madje – dhe i ka akuzuar dy kompani për këtë.

“Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës”, ka shkruar ai Facebook.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, vazhdon postimi i Kurtit.

“Bashkë me mua në vizitë ishte edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministri, Arsim Berisha, ku takuam ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kryesuesen e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi dhe Drejtorin, Musa Vitija”, tregon Kurti. /Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%