Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/11/2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, e cila kishte targa RKS.
Osmani ka thënë se ky veprim është kriminal dhe ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
Ndryshe, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)