Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/08/2024
Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.
Deri më tani janë njoftuar tri koalicione të formuara nga 6 parti politike.
“Është detyrim ligjor për partitë politike të regjistruara që brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve të njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit apo se nuk dëshiron të garojë në zgjedhje. Pra, afati i vendosur nga KQZ (16 – 30 gusht 2024) është në përputhje me ligjin dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Elezi.
“Është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e 3 koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; dhe 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA”, ka thënë Elezi.
Sot do të përfundojë edhe fati tjetër për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)