Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/04/2023
Dimri nuk pati edhe aq borë, por me të filloi pranvera.
Borë e temperatura në gradën minus, u shënuan këtë të martë, në ditët e pranverës. Ky ndërrim rolesh te stinët konsiderohet jo i zakonshëm, megjithatë ka disa faktorë që ndikojnë.
“Faktorët që sjellin këto, janë ndryshimi i temperaturës së një vendi, d.m.th. masat ajrore që vijnë, rrymimet, erërat që vijnë nga katër anët e botës. Dhe këto janë çrregullime meteorologjike të cilat shkaktojnë një situatë të tillë, dhe faktikisht kjo është një situatë e përsëritshme dhe kemi degradim të natyrës”, tha për ATV-në, profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsyla.
Të reshurat e borës në kohë pranvere konsiderohen të rrezikshme edhe për bujqësinë, pasi fare lehtë mund t’i dëmtojnë të mbjellat, e edhe pemët.
“Dëmtimet mund të jenë të ndryshme varësisht nga regjioni, dhe varësisht nga faza e zhvillimit të bimës ose pemës. Një gjë është e vërtetë, aq sa më të avancuara janë etapat sidomos në frutifikim në formimin e organeve gjenerative, dëmet janë më të mëdha, por që për sipërfaqe të mëdha kultivuese siç është gruri, rekomandoj që menjëherë pas evitimit të lagështisë së tepërt në tokë, të intervenohet me një dozë të ri plehërimit”, tha profesor i biologjisë, Imer Rusinovci.
Bora e prillit zuri në befasi edhe mirëmbajtësit e rrugëve, por ata reaguan shpejt.
Nga departamenti i menaxhimit të rrugëve, i Ministrisë së Infrastrukturës, njoftuan se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.
Përjashtimisht rrugët në disa zona malore, të cilat, megjithatë nuk janë në menaxhim të tyre, por të komunave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)