play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Dështon projekti për nënstacionin e Vallaqit, KOSTT-i nuk ka qasje fizike në veri të Kosovës

today27/09/2022

Background
share close

Edhe më tej sistemi energjetik në veri të Kosovës vazhdon të mos kontrollohet nga ana e institucioneve të Kosovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) nuk po arrin të investojë në linjën energjetike në nënstacionin në Vallaq të pjesës veriore në Mitrovicë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi ka thënë se kjo kompani për arsye të pamundësisë së qasjes fizike, nuk po arrin ta realizojë projektin për investime në Vallaq.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Musiqi ka pranuar të gjeturat e raportit të fundit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për ndryshimin e listës së prioriteteve në realizimin e projekteve, me arsyetimin e kërkesave specifike.

“Në kuadër të planeve tona investive, e kemi të përfshirë edhe Vallaqin në pjesën veriore të Kosovës, por për shkak të pamundësisë të qasjes fizike në atë pjesë, nuk kemi mundur të procedojmë tutje. Kemi provuar, kemi një rast konkret për investime në nënstacionin e Vallaqit dhe në hidrocentralin e Ujmanit, ku nuk kemi mundur sot e asaj dite ti implementojë projektet në atë pjesë për shkak të qasjes fizike”, theksoi Musiqi.

Krahas të gjeturave, Arben Selimi nga Zyra e Kombëtare e Auditimit gjatë raportimit në komision, ka thënë se KOSTT-i nuk ka zbatuar projektet me prioritet të lartë as pas 5 vjetëve.

Nga ZKM u tha se projektet në vlerë prej 27.4 milionë euro nuk janë realizuar ende edhe pse janë cilësuar me prioritet dhe janë aprovuar nga ZRRE-ja.

“Përfundimet audituese tregojnë se edhe pse kishte proces të duhur të vendosjes së prioriteteve për investime zbatimi i tyre nuk është bërë mjaftueshëm dhe në mënyrë efektive. Aktivitetet e prokurimit për këto investime nuk kishin qenë mjaftueshëm efektive dhe efikase në disa raste as ekonomike”, theksoi Selimi.

Musiqi pranoi se nuk është bërë procedimi sipas planit zhvillimor.

“Po, është e vërtet nuk është bërë procedimi sipas planit zhvillimor, arsye kryesore ka qenë se në vitin 2017 kemi pranuar një kërkesë nga KEDS-si për nevojën për injektim nga rrjeti i transmetimit. Në vitin 2017 na kanë informuar se në Drenasi, parku industrial nuk do të mund të furnizohet nga Feronikeli me kërkesë të pronarit të kësaj fabrike. Kështu që ka pasur një situatë shumë të vështirësuar dhe ne pas analizave që kemi bërë kemi ndërruar renditjen e prioriteteve, dhe kështu Drenasi është futur në prioritetin e parë”, theksoi Musiqi.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto-ndërto.

“Këtu po e jepi një koment si inxhinier, jo si kryetar i Komisionit, ne në infrastrukturën e Kosovës, por edhe në shumë institucione të tjera kemi pasur raste të tilla ku kemi ndërtuar objekte projekto-ndërto. Si praktikë dhe metodologji në rrethana çfarë jemi nuk është mirë e qëndrueshme dhe nuk do të duhej të vazhdojë kjo procedurë. Prandaj, mendojë se ka zgjidhje”, tha Shala.

Deputeti Driton Hyseni ka thënë se për të gjitha të gjeturat edhe sa i përket atyre për avancime dhe emërime pa procedura konkurruese, të procedohen në prokurori.

“Më shqetëson një fakt, kur Zyra Kombëtare e Auditimit ka ardhur në përfundim se ka shkelje të tilla, a e keni ndier veten obligues që t’i drejtoheni ju prokurorisë”, pyeti Hyseni.

Kryesuesi i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti tha se disa të gjetura janë adresuar në prokurori, siç është rasti për avancimet pa konkurse.

Mehmeti theksoi se janë të përkushtuar në përmbushjen dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga auditori.

“Ka elemente të cilat Bordi i Drejtorëve dhe Menxhmenti do ti trajtojë për brenda, mirëpo ka edhe elemente të tjera të cilat ne mendojmë se prokuroria mund t’i hetojë dhe vlerësojë”, tha Mehmeti.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka kërkuar nga KOSTT që të gjitha të gjeturat të përmirësohen dhe adresohen. Lekaj ka kërkuar po ashtu përgjegjësi edhe për ngecjen e investimeve nëpër nënstacione.

“Kur jemi te investimet e nënstacioneve që janë domosdoshmëri e kohës dhe që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, p.sh. shembull, janë katër komunat; Fushë Kosova, Obiliqi, Dragashi, mendojë se për këto komuna janë stërzgjatur, sepse në Fushë Kosovë është domosdoshmëri emergjente që të kryhen punimet. Prandaj, një stërzgjatje e tillë është e pa kuptimtë”, theksoi Lekaj.

Në fund, Komisioni nuk e hodhi në votim raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performancës së ndërmarrjes publike KOSTT pasi që drejtuesve të kësaj kompanie iu kërkuan dokumente shtesë sa i përket zbatimit të këtyre rekomandimeve. /KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%