Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nuk ka kalur në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, rekomandimi për miratim nga Kuvendi të Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti raporton Gazeta Express.
Pesë deputetët e opozitës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kanë votuar pro propozimit që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit për tërheqje nga Trusti. Kurse pesë deputetë të pozitës kanë votuar kundër ndërkaq deputetja Duda Balje ka abstenuar. Ky votim ka pamundësuar kalimin e këtij rekomandimi të Komisionit.
“Ne e hedhim në votim, propozimin e parë. Komisioni i rekomandon Kuvendit që të miratojë në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Pesë vota për, pesë kundër dhe një abstenim, ky rekomandim nuk e ka marrë miratimin e Komisionit”, tha Muja.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)