play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dështon formimi i Komisionit Hetimor, opozita lëshon seancën

today19/04/2022

Background
share close

Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit për shkak se s’u votua Komisioni Hetimor.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se s’do të marrin pjesë në seanca derisa të formohet ky komision.

“Meqenëse se opozitës i është mohuar një e drejtë kushtetuese që është mbikëqyrja parlamentare e punës së institucioneve, Grupi Parlamentar i LDK-së deri në formimin e Komisionit Hetimor nuk do të marrë pjesë. Dhe për këtë ne lëshojmë seancën”, tha Gashi.

 

Edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e Kuvendit pas LDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të votojnë e as nuk do të marrin pjesë më tutje në seancë.

“Siç e thashë edhe më herët nuk do të marrim pjesë në votimet e mëtutjeshme. Nuk do të marrim pjesë as në seancë më tutje sepse nuk ka kurrfarë pakuptime, përderisa ju abuzoni me një të drejtë tonë parlamentare nuk ka asnjë kuptim qëndrimi ynë në seancë”, tha ai.

 

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi për largimin e deputetëve të AAK-së nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

 

“Mendoj që është një gabimi pafalshëm mosvotimi i këtij Komisioni Hetimor. Ne jemi të detyruar ta lëshojmë sallën, të mos marrim pjesë në votim dhe ta bojkotojmë një proces i cili realisht nuk është asgjë tjetër, një Komision Hetimor, një e drejtë legjitime, kushtetuese e kërkuar nga iniciuesi që u bllokua pa kurrfarë nevoje”, ka thënë Tahiri.

 

Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë, raporton Gazeta Express.

 

Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%