Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/09/2022
Pas raportimeve të shumta se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ka reaguar ministria e Jashtme e Rusisë.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka deklaruar se do të ishte vendim i duhur lirimi i tij nga burgu për arsye humanitare.
Deklaratat e Zakharovës për liderët serbë të Bosnjës nuk janë të rralla, e në veçanti për ata që akuzohen për krime lufte.
“Ne besojmë se do të do të ishte vendim i duhur për mekanizmat kompetente që ta lirojnë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, ka shkruar Zakharova në Twitter.
Kujtojmë që Mlladiq është dënuar për krime lufte, pasi është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)