play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dëmi mbi 400 mijë euro, detaje nga Prokuroria për aksionin ku u arrestuan 10 persona

today19/09/2023

Background
share close

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin ku u arrestuan 10 persona në lokacione të ndryshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë ata dyshohen për veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e urdhër-kontrollit në 14 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe atë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje nga prokuroria njoftojnë se në këtë rast janë të dëmtuara katër institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%