play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Demelezi tregon si do të bëhet subvencionimi i naftës për fermerët

today11/03/2022

Background
share close

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZh), Imri Demelezi thotë se situata me çmimet është artificiale dhe se tregtarët po abuzojnë nga paniku i qytetarëve.

Zëvendësministri Demelezi  tha se Kosova importon nga jashtë mbi 50 për qind të produkteve agro ushqimore, çka edhe nënkupton se çfarëdo ndryshimi në tregjet rajonale por edhe botërore ndikon në vend. Ai drejtoi edhe kritika ndaj qeverisjeve të kaluara pasi që sipas tij nuk është bërë një plan afatgjatë dhe nuk është ndihmuar dhe nuk është menduar një formë strategjike për sektorin e bujqësisë.

Ai në një intervistë dhënë për euronews albania mëngjesin e së premtes foli edhe për subvencionimin me naftë për fermerët.

“Në Kosovë mbi 50 për qind e produkteve agro ushqimore importohet nga jashtë. Ne pothuajse totalisht varemi nga importe e importuara kjo nënkupton që çfarëdo ndryshimi në tregjet rajonale ose botërore ne jemi të ndikuar nga ndryshimi i vogël apo më i madh. Mendoj që aftësia për me përballu këtij mosndikimi është i vogël për arsye se nuk është planifikuar gjatë dhe nuk është ndihmuar si duhet dhe nuk është mendua një formë strategjike për sektorin e bujqësisë që është vital për ushqimin dhe si rezultat çfarëdo ndikimi i krizave e bënë të mundshme që shoqëritë të jenë të ndikuara nga ndryshimet më të vogla. Ajo çka munguar deri tash bujqësisë në përgjithësi është vizioni dhe strategjitë e qarta. Për këto rrethana pas pandemisë dhe krizave apo frikës së përshkallëzimit të situatës mendoj që kjo është një lloj përgjigje ndaj krizës dhe një nevojë e fermerëve që ka ekzistuar gjatë viteve. Ajo çka është e rëndësishme është se në përgjithësi kjo është situatë më artificiale apo e abuzuar nga tregtarët që zakonisht e presin rastet e  krizave, rastet e panikave të njerëzve dhe për të futur frikë tek qytetarët e që sjellja e tyre tenton grumbullimin  e rezervave dhe domosdoshmërish kërkesë më të madhe ndaj tyre”, shpjegoi Demelezi.

Demelezi teksa ka folur për strategjitë e qeverisë krahas bujqësisë ka theksuar se kjo nuk u bë vetëm për shkak të krizës por që ka qenë edhe premtim elektoral për ta ndihmuar fermerin.

“Këto masa subvencionuese që i kemi marrë tash, kjo nuk është e vetmja sepse edhe në vitin e kaluar kemi marrë veprime që janë elementare që do të duhet t’i kishte çdo vend e shtet, siç janë strategjitë afatgjate të cilat Kosova prej 2014-2021 nuk e ka pasur një strategji. Ne në vitin e kaluar kemi aprovuar dy strategji dhe strategjinë për pylltarinë 2022/2028 për arsye se qytetarët dhe fermerët duhet me ditë cili është orientimi, vizioni dhe rrugët që duhet të ndjekjen. Hapat në kuadër të strategjive në përgjithësi në politikat bujqësore janë grantet e subvencioneve. Në rastet e krizave subvencionet kanë një efekt më direkt që situata me u menaxhu më mirë në këto rrethana ne kemi vendosur edhe për shkak të krizës por e kemi pas premtim elektoral që fermeri është i shkelur dhe elemente që duhet me u ndihmu fermerët është sigurimi i standardeve dhe i cilësisë së produkteve bujqësore, përkrahja përmes subvencionimit të naftës sepse nuk është e logjikshme që me të njëjtin çmim të paguhet sikur për benz apo edhe për bujqësi. Janë ndarë 5 milionë euro për subvencionimin e naftës për fermerët, subvencionimin e akcizës së naftës për fermerët. Kjo është një formë për arsye se ne për çdo vit kemi programin e subvencioneve ne këtë rast ne e dimë për secilin sektorë  se sa hektarë dhe çfarë fermeri aplikojnë dhe në  mënyrë indirekte i dimë edhe shpenzimet e njësisë së sipërfaqes dhe duke ditur këto informata ne kemi vendosur për subvencionimin e akcizës për fermerët”, sqaroi ai.

Ai ka treguar edhe se si është menduar subvencionimi i akcizës së naftës për fermerët.

“Çdo vit Qeveria e Kosovës ka periudhën e aplikimit për subvencione, brenda këtij muaji do të hapet thirrja për me apliku fermerët të cilët aplikojnë sa hektarë tokë bujqësore kanë, për çfarë kultura, përshembull kanë 5 hektarë grurë ‘iks’ fermeri. Ne dimë që te gruri sillen 100/150 litra naftë dhe ne për këtë shumë të caktuar të shpenzimeve të naftës e subvencionojmë akcizën e shpenzuar për naftën. Pra nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër por me aplikimin për subvencione të rregullta për të cilat fermeri në Kosovë i merr 150 euro për hektarë, 3 centë për kilogramin e dorëzuar në mulli, 36 centë për litrën e shpenzuar për hektarë, në total këto shuma mund të mbërrijnë shumë 474 euro për hektarë të grurit të kultivuar”, tregoi zëvendësministri.

Zëvendësministri ka treguar edhe se Kosova përafërsisht importon prej 80 mijë deri në 130 mijë ton grur.

“Ne si Qeveri tash ballafaqohemi me kontradiktat e numrave për arsye se deri tash në Kosovë është deklaruar se janë kultivuar qindra mijëra hektarë dhe kultura të ndrysmë si rezultat edhe është abuzuar me to. Në vitin e kaluar kemi vendosura rregulla tjera dhe janë marrë veprime nga organet e rendit dhe ligjit të cilat me vitin e kaluar ka rezultuar me numrin më të vogël të aplikantëve. Në total kur e dimë duke mos llogaritur këtë pjesë të dhënave në total diku Kosova importon afërsisht prej 80 mijë 130 mijë ton grurë. Vetëm gjatë 2021 ka importuar  96 mijë ton grurë, ndërsa 2020 129 mijë”, bëri të ditur Demelezi.

Ndërkohë që ditëve të fundit në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve ushqimore por edhe çmimi i naftës, e krejt kjo erdhi pas agresionit rus në Ukrainë që ndodhi mëngjesin e 24 shkurtit.

Madje tek qytetarët u krijua edhe ideja e mungesës së produkteve elementare, për çka bëri që ata të grumbullojnë ushqimet. Një shishe vaj të enjten në Kosovë kushtoi 3.49 euro.

Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

E mbrëmjen e së enjtes u zhvilluar një aksion nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ku janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë).

Për këtë reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke thënë se nuk do ta lejojnë zhvatjen.

“Mbyllen dy depo. Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar Kurti në “facebook”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%