play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Deklarata e Pacollit për mediat, reagon AGK-ja dhe KMShK-ja

today14/07/2022

Background
share close

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos të atyre online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për Asocacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Sipas tyre, deklarata të tilla paraqesin rrezik për lirinë e medias në vend.

“Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, thuhet se çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre.

“Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%