play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Debati për Komisionin Hetimor, Konjufca i jep të drejtë opozitës

today19/04/2022

Background
share close

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dhënë të drejtë opozitës lidhur me futjen në rend të ditës të mocionit për formimin e Komisionit Hetimor, gjë që u kundërshtua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

 

Arsyeja pse po e mbështet opozitën sipas Konjufcës, është se në të njëjtën pozitë ka qenë edhe ai më parë.

 

Konjufca tha se edhe ai sa ishte shef i Grupit Parlamentar të VV-së, i ishte mohuar e drejta për të formuar Komision Hetimor.

“Deputetë uluni në vendet e tuaja, se du me ia dhënë vetë një interpretim kësaj pune sepse nuk po funksion ndryshe. Unë du me i dhënë të drejtë pjesërisht opozitës. Po du me i dhënë të drejtë opozitës, sepse atëherë kam qenë kryetar i Gruipit Parlamentar kur na është mohuar kjo çështje dhe kam dalë e kam thënë qe është gabim”, tha ai.

 

“Për me qenë në konsistencë me këtë interpretim që e kam pasur atëherë mendoj se duhet të hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision parlamentar. Pastaj mazhoranca me votë e determinon nëse do ta votojë apo jo këtë komision”, deklaroi më tutje Konjufca.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%