Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/07/2022
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se në disa vende është shtrenjtuar buka, pavarësisht se çmimet e grurit dhe miellit “kanë rënë për 7%”.
Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale, raporton Gazeta Express.
“Çmimet e grurit dhe miellit kanë rënë për 7%, bazuar në evidencën e Doganës”, tha ajo.
Ajo iu bëri thirrje inspektorëve komunalë që “të jenë më të angazhuar”, ndërsa tha se “Ministria është shumë aktive edhe pas orarit të punës”.
Pas disa hulumtimeve që tha se u kryen edhe gjatë festës së Bajramit, ministrja Hajdari tha se konstatuan diçka.
“Marzha e artikujve esencialë, ndonëse tregu i lirë, ka dallim të lartë mes operatorëve ekonomikë”, tha ajo.
Te disa kompani, ministrja tha se “vërehet një tendencë për ta mirëkuptuar gjendjen me inflacion”, përderisa te disa kompani tjera, tha se “kjo tendencë po mungon”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)