Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.
Borrell këto komente i bëri mbrëmë me anë të një postimi në Twitter, ku tha “të ndalen krizat për t’i menaxhuar përherë dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Kujtojmë, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit do të fillojë sot me fillim nga ora 08:00, teksa krahas Borrellit, në takim do të jetë i pranishëm edhe i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ndryshe, takimi është thirrur një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës, për gjobat në targat ilegale serbe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)