play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Çka ndodh me trupin tuaj kur pini ujë të ftohtë, të vakët dhe të ngrohtë

today05/04/2024

Background
share close

Në një hulumtim, pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme

Temperatura e ujit mund të ndikojë shumë në trupin tonë, në tretje dhe metabolizëm, rekomandojnë ata të cilët praktikojnë Ajurvedën dhe mjekësinë kineze.

E gjitha kjo çon deri në stagnimin e qarkullimit dhe ngadalësimin e metabolizmit.

Uji i cili ka temperaturën e dhomës ka efekte pozitive, sepse ndihmon qarkullimin në traktin digjestiv dhe stimulon tretjen, transmeton Telegrafi.

Pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme. Rezultatet kanë treguar që racionet e ngrohta dukshëm kanë lehtësuar këtë proces.

Një arsye më shumë që të pini ujin i cili ka temperaturën e dhomës apo është i ngrohtë është që ai shpejt dhe lehtë absorbohet në sistemin tonë, prandaj na bën më të hidratuar gjatë ditës.

Uji i ftohtë më shpejt kalon nëpër stomak, prandaj mund të dehidratohemi më shpejt.

Ju këshillojmë që të pini sa më shumë lëngje, qofshin ato të ftohta apo të ngrohta që organizmi juaj të jetë i hidratuar.

Provoni më shumë opsione derisa të gjeni ndonjë i cili i bën mirë organizmit dhe shëndetit tuaj.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%