play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

City barazon një rekord të madh të Unitedit në Ligën e Kampionëve

today03/10/2024

Background
share close

Manchester City ka arritur fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, pasi triumfuan në udhëtim te Slovan Bratislava me rezultat 4-0.

Kjo fitore ishte shumë e veçantë për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi kanë barazuar një rekord të rivalit lokal Man Utd.

Manchester City ka barazuar ecurinë më të gjatë të pamposhtur të Manchester United në historinë e Ligës së Kampionëve.

Duke shkuar në ndeshjen kundër Slovan Bratislavës këtë javë, Man City ishte një ndeshje pas Djajve të Kuq. Ata ishin të pamposhtur në 24 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Tashmë, të njëjtin rezultat kanë arritur edhe djemtë e Pep Guardiolës 25 ndeshje pa humbje.

Midis 2007 dhe 2009, Man United shkoi 25 ndeshje pa humbje.

Ndeshjen e ardhshme Citizens e luajnë në shtëpi ndaj Sparta Pragës dhe nëse nuk humbasin atëherë do ta mbajnë të vetëm këtë rekord. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%