Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Padyshim se pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive. Por, pirja e cigareve ‘light’ (më të lehta) a ofron mbrojtje më të madhe ndaj kësaj sëmundje sesa cigaret e rregullta?
Pavarësisht se çfarë implikon termi ‘light’, këto cigare nuk janë aspak më të sigurta – dhe, sipas një rishikimi të ri nga disa shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Ohios, ato cigare mund të jenë arsyeja prapa rritjes së njërës nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive.
Dhe shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen prapa kësaj rritje të rasteve me kancer: ndryshimi i dizajnit dhe krijimi i cigareve ‘light’ dhe ‘ultralight’.
Koncepti se konsumimi më i vogël i katranit do të thoshte rrezik më të ulët fillimisht ishte krijuar në vitet e 1950’ta, prandaj kompanitë e cigareve kishin filluar të zbulojnë mënyra për ta zvogëluar konsumimin e katranit apo akumulimin e tij në mushkëri. Këtë e kishin bërë duke shtuar filtra dhe gjëra tjera.
Përderisa filtrat kishin ndikuar në akumulimin e katranit, ndryshimet e bëra në cigare i kishin bërë ato më toksike.
Kjo për shkak se cigaret e filtruara digjen më ngadalë, dhe kjo shkakton formimin e më shumë komponentëve toksike.
Cigaret e lehta, njerëzit i thithin më shumë dhe e mbajnë tymin më gjatë në gojë – e të gjitha këto ndikojnë në rritjen e sasisë së toksinave. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)