Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ringjallja e dialogut, domosodshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në këtë proces, si dhe kthimi i qetësisë në veri, janë ndër porositë kyçe që pesëshja e madhe pritet të sjellë në vizitën e të së shtunës në Prishtinë dhe Beograd.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Burimet diplomatike të televizionit publik në Bruksel pranojnë se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të informuara apo të involvuara me përmbajtjen e ofertës që do prezantohet gjatë kësaj vizite.
Zyrtarët e këtushëm gjithashtu bëjnë të ditur se me këtë vizitë dëshirohet të dërgohet mesazhi se ekziston uniteti në mes të evropianëve dhe amerikanëve në qëndrimin se nuk do të hiqet dorë nga Marrëveshja dhe do të kërkojnë nga palët zotim për respektim të të gjitha obligimeve.
Pranohet njëkohësisht se pas sulmit në Banjskë gjërat kanë ndryshuar, por akoma nuk ka qartësi në ç’mënyrë kjo do ndikoj në procesin e dialogut.
Ajo me çfarë të gjithë njëzëri pajtohen është se pavarësisht kësaj, obligimet nga dialogu mbeten valide, ndërsa në aspektin e sigurisë do shqyrtohen masat eventuale, pos pas përfundimit të hetimeve.
Pritjet në Bruksel janë që pesëshja e madhe të rikonfirmoj kërkesat Kosovës që para së gjithash kanë të bëjnë me organizmin sa më të shpejtë të zgjedhjeve në katër komunat e veriut si dhe nisjen e procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Ajo çfarë së paku pritet të kërkohet nga Beogradi zyrtar, pohojnë diplomatët e Brukselit, është që Serbia të distancohet nga secili veprim që mund të destabilizoj veriun e Kosovës dhe të zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)