Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nëse vazhdimisht nuk flini mjaftueshëm ose nuk bëni gjumë të mirë dhe zgjoheni herët, mund të vijnë disa efekte anësore mjaft shqetësuese.
Eksperti i kësaj çështjeje, James Leinhardt thotë se ekziston një keqkuptim i zakonshëm që duhet të bëjmë tetë orë ‘magjike’ gjumë, nuk është kështu, shkruan Metro.co.uk.
“Për shumicën e njerëzve, tetë orë janë joreale… as një në pesë njerëz nuk arrin të bëjë 8 orë gjumë. Gjëja kryesore në të cilën duhet të përqendroheni është cilësia e gjumit dhe jo sasia”, thotë Leinhardt.
“Nëse jeni duke bërë gjumë të mirë gjatë natës, nuk duhet të ketë rëndësi nëse zgjoheni në orën 6 të mëngjesit apo po bëni tetë orët e plota çdo natë”, theksoi ai.
Megjithatë, nëse bëni vazhdimisht më pak gjumë, dhe gjumë me cilësi të dobët dhe zgjoheni në orën 6 të mëngjesit çdo ditë – trupi juaj shumë shpejt do të lodhet. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)