play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Çfarë janë ‘vaktet e fiksimeve’ dhe pse kanë lidhje me shëndetin mendor

today17/05/2024

Background
share close

A keni ngrënë ndonjëherë të njëjtin vakt çdo ditë, pa pushim, derisa jeni ndjerë keq nga ngropja?

Ky mund të jetë një vakt hiperfiksimi dhe njerëzit me ADHD (defiçit të vëmendjes dhe çrregullim hiperaktiv) e dinë mirë se çfarë do të thotë ky fiksim.

-ADHD dhe vaktet e hiperfiksimit

Ka një lidhje mes të ngrënit të çrregullt dhe ADHD-së gjë që ndikon në fiksimin tuaj me të njëjtin ushqim për ditë të tëra. Biologjikisht, sjellja buron nga nevoja e trurit për dopaminë, e cila ushqen ndjenjat e dëshirës për të ngrënë, thotë profesori i neuroshkencës Khalid Afzal.

Një hiperfiksim mund të ketë lidhje edhe me çështjet e funksioneve ekzekutive, pra nevojën për të marrë vendime dhe për të menaxhuar si duhet kohën. Ndonjëherë, diçka e tillë bëhet shumë sfiduese, sidomos në periudhat e stresit. Të hash të njëjtën gjë çdo ditë pakëson energjinë ekzekutive ose nevojën për të marrë një vendim. Ushqimet me të cilat njerëzit fiksohen më shumë seç duhet priren të jenë ato më të shijshmet, si karamele dhe ushqime jo të shëndetshme, ose të paketuara që nuk kanë nevojë për t’u gatuar.

Duket se nuk ka asgjë të gabuar në idenë e të ngrënit të të njëjtave gjëra çdo ditë, por një dietë jo e pasur dhe pa larmi produktesh, sidomos për një kohë të gjatë mund të jetë problematike duke çuar edhe mangësi ushqyese dhe çrregullime të të ngrënit.

Ndaj, duhet një normë e moderuar edhe për këtë qasje, gjithmonë nëse e keni!

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%