Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dardha është një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng, por edhe më të pasurat në vlera.
Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B.
Arsyet përse dardha është e dobishme për të humbur peshë
Sipas studimeve dardha është e mirë për humbje peshe sepse përmban shumë fibra, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.
Sipas studiuesve dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrave.
Fibrat ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe treten ngadalë.
Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibra ose 24% të nevojës ditore të fibrave për një grua nën moshën 50 vjeç.
Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frutë përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.
85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.
Fibrat dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut.
Njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga mbipesha
Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.
Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.
Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibra, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.
Veç kësaj, dardha është një frutë që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat./AgroWeb
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)