Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/08/2022
Një grua britanike ka mbetur e nervozuar dhe ka ngritur pyetjen “Pse sillen kështu vjehrrit”?!, pasi që ajo mendon se vjehrrit e saj po tentojnë që ta testojnë vajzën e saj në mënyrë dinake për ta parë nivelin e saj të inteligjencës.
Ajo bëri të ditur se ata gjithmonë e krahasojnë atë me një fëmijë tjetër që e njohin të dyja palët , për të cilën thonë se ajo është shumë e mençur dhe se ka një vit që ka filluar shkollën, edhe pse është vetëm 4 vjeçare, raporton Mirror.
Ajo vendosi që t’i ndajë shqetësimet e saja në “Mumsnet”, ku edhe tregoi se sa është mërzitur me krahasimet mes vajzës së saj dhe fëmijës tjetër, dhe se thotë se po e pyeste veten se a janë vetëm vjehrrit e saj të tillë, transmeton Telegrafi.
Në postimin e saj ajo shkroi: “Pra shkova që t’i vizitojë vjehrrit e mi gjatë kësaj jave së bashku me vajzën time e cila edhe pak i mbush 4 vite jetë. Nuk i kam parë ata qe dy vite pasi që ata ishin duke jetuar jashtë vendit dhe tani janë kthyer”.
“Sidoqoftë, burrit tim iu deshtë që të shkojë në punë, kështu që në vizitë ishim vetëm unë dhe vajza ime. E tëra ishte në rregull deri në ditën e dytë të vizitës, kur pas një shëtitje në parkun e lojërave, vjehrri im i thotë vajzës time ‘eja dhe ma mëso alfabetin’”, vazhdoi shkrimin e saj gruaja në fjalë.
“Vajza ime ishte e lodhur dhe e etur nga shëtitja, kështu që ajo nuk tha asgjë. Pastaj i thash ta pijë pak ujë dhe të hajë pak ushqim vetëm për ta larguar atë prej atij”, tha ajo.
“Më vonë kishte disa komente se si mbesa e fqinjëve të tyre është katër vjeçare dhe se veçse ka filluar shkollën për një vit ose më shumë. Unë provova që të iu shpjegoj se ajo mund të jetë duke shkuar në kopsht, pasi që fëmijët nuk mund të fillojnë shkollën deri sa t’i mbushin katër vjet”, shtoi ndër të tjera ajo. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)