play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Britania i kërkon sërish Serbisë lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës

today22/06/2023

Background
share close

Ambasadori britanik Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, ka thënë se Beogradi zyrtar duhet t’i lirojë menjëherë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor nga ana e forcave speciale serbe në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës.

Në raportin e tij për muajin qershor, Holland thotë po ashtu se dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet menjëherë.

“Britania e Madhe është shumë e vetëdijshme për rritjen e fundit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë”, ka thënë Holland në raportin e tij, raporton Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Britania e Madhe i ka përsëritur thirrjet ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale.

Po ashtu, ai deklaroi se Britania e Madhe kërkon që “zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë”.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, potencoi ambasadori britanik, Neil Holland.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%