Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Marka luksoze Balenciaga prezantoi një koleksion të ri për verën e vitit të ardhshëm në Javën e Modës në Paris, por kësaj radhe tronditi publikun edhe me skenografinë.
Të gjithë jemi mësuar me shfaqje magjepsëse, ku të famshmit janë në rreshtat e parë.
Megjithatë, drejtoresha krijuese e Balenciagas, Demna Gvasalia, i çoi në një vend pak më ndryshe, në baltë dhe pellgje.
“Shfaqja i referohet një metafore për kërkimin e të vërtetës, si dhe të qenit më afër, në tokë”, thotë Demna.
Për paraqitjen e kësaj skenografie është përgjegjës artisti Santiago Siera, ndërsa sfilatën e hapi reperi Kanye West. Kishte modele që ecnin çuditërisht, shumë prej tyre dukeshin si zombitë.
Sfilata u dominua nga krijimet e çuditshme, shumë bluza, xhaketa, ngjyra të ndezura si rozë dhe e kuqja dhe sigurisht e zeza.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)