play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Brad Pitt dhe Angelina Jolie afër fundit të betejës së divorcin – aktori heq dorë nga kujdestaria e përbashkët e fëmijëve

today29/03/2024

Background
share close

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në bisedime për të arritur një marrëveshje përfundimtare ligjore, ndërsa aktori ka hequr dorë nga ndjekja për kujdestari të përbashkët të fëmijëve.

Ndonëse Brad ka kërkuar më parë një marrëveshje 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se ai tashmë nuk po e ndjekë më këtë çështje, duke i lënë Angelinas të mbajë kujdestarinë kryesore dhe ai të ketë të drejtën e vizitave, shkruan DailyMail.

Vetëm Shiloh, 17 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç, janë ende nën moshën 18 vjeçare. Fëmijët e tjerë – Maddox 22 vjeç, Pax 20 vjeç dhe Zahara 19 vjeç – janë tashmë të rritur dhe nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje kujdestarie.

Pax nuk ka folur me Bradin që nga ngjarja e famshme në avionin privat që shënoi fundin e martesës së tyre, dhe thuhet se ai nuk e konsideron Bradin si prind më. Zahara tashmë përdor emrin “Zahara Jolie” në vend të emrit të plotë ligjor “Zahara Jolie Pitt”.

Ndërkohë, përfaqësuesit juridikë të Brad-it e përshkruajnë atë që ka ndodhur mes tij dhe fëmijëve si “alienim prindëror tipik” dhe pretendohet se ishte qëllimi i Angelinas të zgjasë divorcin deri sa fëmijët të mbushnin 18 vjeç.

Megjithatë, miqtë e Angelinas thonë: “Brad nuk ka kë për të fajësuar veç vetes. Ajo që dëshiron Angelina është të shërojë familjen e saj nga traumat dhe të ecë përpara”.

Të dy yjet filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe martesën e tyre e kurorëzuan në gusht të vitit 2014 gjatë një ceremonie sekrete në jug të Francës, dhe bënë tre fëmijë së bashku – Shiloh në vitin 2006 dhe binjakët Vivienne dhe Knox në vitin 2008.

Ata gjithashtu adoptuan dy fëmijë të tjerë: Zahara dhe Pax, dhe Brad adoptoi legalisht djalin që Angelina e kishte adoptuar para se të bashkoheshin, Maddox.

Por në vitin 2016, martesa përfundoi në një shpërthim të tmerrshëm pas një përleshjeje fizike në një avion privat.

Angelina më vonë pretendoi se Brad e kishte shtyrë njërin nga fëmijët gjatë konfliktit të frikshëm dhe e “goditi” një tjetër në fytyrë, duke lënë atë dhe fëmijët të ndiheshin si “pengje” dhe të trembur në frikë nën një batanije për orë të tëra deri sa aeroplani ateroi.

Që nga ndarja e tyre, dy yjet kanë qenë gjithashtu në luftë ligjore mbi vreshtarinë që dikur e zotëronin së bashku. Pas shitjes së pjesës së saj te oligarku rus Yuri Shefler në tetor 2021, Brad e paditi atë për shkelje të kontratës dhe që nga ajo kohë ka akuzuar kompaninë e Yuri për “përpjekje për marrjen me zor të biznesit të verës”.

Ndërkohë, kompania e investimeve të Angelinas, e quajtur ‘Nouvel’ ka ngritur një padi 350 milionë dollarëshe kundër Bradit, duke pretenduar se ai “shpërdoroi asetet e kompanisë” dhe “shpenzoi miliona” dollarë në “projekte kotësie” si renovime të pishinës dhe ndërtimin e një studio incizimi në pronë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%