Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2022
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sot në Tiranë ka deklaruar se tani është koha kur Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen vërtet në dialog mbi propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman.
Ai tha se kjo është një mundësi e madhe për të dyja vendet, derisa njoftoi se versioni i fundit i këtij propozimi dje është dërguar në Beograd dhe sot në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Borrell foli edhe për afatin e përmendur në mars të vitit të ardhshëm për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, por ai nuk dha ndonjë datë zyrtare.
Derisa ditën e sotme e konsideroi të rëndësishme për gjithë rajonin meqë “samiti për herë të parë po mbahet në Tiranë”.
“Jemi të zotuar që të mbështesim vendet nga pasojat e luftës, çmimet janë rritur, do të japim mbështetje financiare”.
Borrell gjithashtu tha se do ta ndihmojnë Shqipërinë meqë është përballur me sulme kibernetike, ndërsa u zotua për ndihmë edhe për Bosnje e Hercegovinën në çështjen e sigurisë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)