Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“E hëna blu” është emri që i jepet të hënës së tretë të janarit dhe që njihet si dita më dëshpëruese e vitit. Ideja për ta etiketuar kështu të hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.
Ata marrin në konsideratë disa variabël të ndryshme si moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar.
Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e hëna blu, më pak e trishtueshme
Duhet të bëni një gjumë të mirë dhe një fundjavë të këndshme për të pasur energji të hënën blu. Nëse mundeni aktiviteti fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, përpiquni të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitojmë sa më shumë nga drita natyrale dhe të ndryshojmë mjedis. Gjithashtu duhet të kalojmë kohë me të tjerët. Por kryesorja, përpiquni të mendoni sa më shumë pozitivisht.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)