play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bllokohet lëshimi i dokumenteve në ambasadën e Kosovës në Austri

today16/05/2023

Background
share close

Pas ankesave të qytetarëve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e ka konfirmuar se shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, në javën e fundit është përballur me disa probleme teknike.

“Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, në javën e fundit është përballur me disa probleme teknike në sistemin e aplikimeve për pasaporta dhe letërnjoftime, për evitimin e të cilit është duke u punuar intenisivisht nga ekipet përgjegjëse. Problemi që lidhet me një pajisje harduerike do të evitohet plotësisht më së largu ditën e nesërme”, tha MPJD për Gazetën Express.

Tutje, në përgjigjen e MPJD-së thuhet se sistemi për lëshimin e dokumenteve personale mënaxhohet e mirëmbahet nga MPB.

“Për informimin tuaj, që nga viti 2009 kur edhe ka filluar lëshimi i dokumenteve personale, sistemi i aplikimeve, qoftë për pasaporta, letërnjoftime apo certifikata, menaxhohet dhe mirëmbahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Divizioni për Prodhimin e Dokumenteve. Ndërsa MPJD jep vetëm mbështetje profesionale kur një gjë e tillë kërkohet. Megjithatë DPD po merret me çështjen dhe funksionalizimi i plotë i sistemit është vetëm çështje orësh”, përfundon përgjigja e tyre.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%