play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Biden nënshkruan ligjin që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë

today14/12/2022

Background
share close

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë, e kjo ceremoni e nënshkrimit është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë dhe dashuria na mbrojnë nga urrejtja, dhe për këtë ka rëndësi të madhe ky ligj për çdo amerikan”, tha Biden, transmeton Telegrafi.

Ligji mbron martesat ndër-racore në SHBA. Disa shtete nuk do t’u kërkohet të lëshojnë licenca martese për çiftet e të njëjtës gjini, por atyre do t’u kërkohet të njohin martesat e tilla të kryera diku tjetër në SHBA.

Ligji parashikon që kishat ende mund të refuzojnë të kryejnë martesa homoseksuale. Shumica e republikanëve në Kongres votuan kundër këtij ligji, raporton AP.

Qëllimi i ligjit të ri është të mbrojë martesat e homoseksualëve, nëse Gjykata e Lartë e SHBA-së anulon ndonjëherë vendimin Obergefel kundër Hodges.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe pronari i “Club K”, një klub nate homoseksualësh në Kolorado, ku pesë persona u vranë nga të shtënat muajin e kaluar, si dhe dy të mbijetuar të atij sulmi. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%