Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër më 27 tetor, do të vizitojë Beogradin.
Ai do të marrë pjesë në konferencën për integrimet evropiane.
Sipas njoftimit nga Forumi, zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në diskutimin në kuadër të “Dialogut Diplomatik” me temën “Kosova dhe perspektiva evropiane e rajonit”.
Në diskutim janë të ftuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me seli në Serbi, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Serbisë, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, ekspertë dhe personalitete të njohura publike.
Forumi për Marrëdhënie Etnike njoftoi se “Dialogu Diplomatik” filloi në vitin 2008 si kornizë për shkëmbimin e ndërsjellë të mendimeve ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me ekspertë, politikanë dhe diplomatë nga Serbia dhe rajoni.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi shkon në Beograd vetëm pak ditë para afatit për regjistrimin e automjeteve në targa RKS.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të Kosovës, e këtij niveli të lartë, që qëndron në Beograd./RTK/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)