play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Ben Affleck refuzoi t’i blinte atletet e shtrenjta djalit të tij: Duhet të punojë vet nëse dëshiron t’i blejë

today24/04/2025

Background
share close

Aktori amerikan Ben Affleck u ka bërë të ditur fëmijëve të tij se do të duhet të gjejnë punë “të rregullta” nëse duan të blejnë sende luksi.

Kohët e fundit ai refuzoi t’i blinte djalit të tij 13-vjeçar Samuel, atlete të markës “Dior Air Jordan 1” me vlerë 6,000 dollarë. Videoja u bë e njohur pothuajse menjëherë në rrjetet sociale.

“Ai i donte ato atlete dhe unë i thashë: “Këto atlete kushtojnë 6000 dollarë, për çfarë po flisni? Çfarë do të bëni, kosi? A keni 6000 dollarë (5,292 euro)?” Ai tha: “Kemi para”, të cilës unë iu përgjigja: “Unë jam i pasur dhe ti je pa asnjë cent”, tha ai në shfaqjen e “Today with Jenna & Friends”.

Ai shtoi se është e vetëkuptueshme se çdo prind dëshiron të sigurojë gjithçka për fëmijët e tij, por nuk po i bëjnë nder duke mos i mësuar se si të fitojnë gjërat që duan.

Ai tha gjithashtu se Samueli “zbriti në tokë” pasi nuk mori atletet e shtrenjta.

“Unë i thashë: ‘Nëse i dëshiron, mund të punosh 1000 orë për pagën minimale. Kur i bën ato 1000 orë, mund të mos duash t’i shpenzosh për atlete’”, rrëfen ai.

Affleck gjithashtu ka dy vajza nga martesa e tij me Jennifer Garner: Violet 19-vjeçare dhe Seraphina 16-vjeçare. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *