play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bëhet pranim-dorëzimi i 37 kamionëve për komunat e Kosovës

today21/06/2022

Background
share close

Sot u organizua ceremonia e pranim-dorëzimit të 37 kamionëve për grumbullim të mbeturinave, bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Qeveria gjermane.

Nga ky bashkëpunim në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përfituan 20 komuna dhe pesë kompani rajonale për menaxhim të mbeturinave që operojnë në Kosovë, në vlerë 6.2 milionë euro.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Gjelbër duke përmendur rolin e MAPL-së në bashkëpunimin me komunat në programet të cilat kanë për synim një mjedis më të pastër.

Ai ka theksuar se MAPL do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur komunat në ngritjen e kapaciteteve për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e synimeve për mjedis të pastër dhe Agjendë të Gjelbër.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, se menaxhimi i mbeturinave do të përmirësojë gjendjen e mjedisit në tërë territorin e Kosovës.

“Ne synojmë të kemi sa më pak mbeturina të cilat mbesin pa u ripërdorur, e pa u ricikluar dhe të krijojmë mekanizma të mirëfilltë që një pjesë të këtyre mbetjeve t’i eliminojmë nga deponitë tona. Reduktimi i ndotjes së mjedisit nga mbeturinat dhe përmirësimi i mëtejmë i shërbimeve dhe infrastrukturës, siç janë deponitë në nivel kombëtar mbeten sfidë. Ne nuk do të ndalemi së punuari në këto çështje derisa mbeturinat të trajtohen sipas standardeve të BE,” tha ai.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së Luigi Brusa, të cilët vlerësuan performancën e komunave fituese, në fushën e qeverisjes së mirë dhe menaxhimit të mbeturinave gjatë viteve 2017-2020.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër që bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës, BE dhe Qeveria gjermane, ndërsa zbatohet nga GIZ Kosova.

Shuma e përgjithshme e granteve në dispozicion të komunave në këtë skemë arrin në 10.4 milionë euro, e cila do të shfrytëzohet për pajisje për menaxhimin e mbeturinave dhe për mbështetjen e komunave të Kosovës në përpjekjet e tyre për t’u orientuar kah menaxhimi i integruar i mbeturinave.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%